Aktualitet

E rëndë në Shkodër/ Rrufeja shkakton zjarr në një banesë dykatëshe, flakët shkrumbojnë tërërisht shtëpinë (FOTO)

Banesa është shkrumbuar plotësisht duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. 

18 Nëntor 2025, 09:24 Nga E. D
E rëndë në Shkodër/ Rrufeja shkakton zjarr në një
pamje nga vendngjarja

MALËSI E MADHE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Preknicaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe. Bëhet me dije se një banesë dykatëshe është djegur nga flakët. Zjarri mësohet se ka rënë rreth orës 02:00 të natës në shtëpinë dykatëshe të Zef Preknicaj.

Banesa është shkrumbuar plotësisht duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaku i rënies së zjarrit nga hetimet paraprake mendohet të jenë shkarkesat elektrike për shkak të kushteve atmosferike të përkeqësuara në 24 orët e fundit.

Siç raportohet rrufeja ka shkarkuar në këtë shtëpi duke shkaktuar zjarrin që e dogji plotësisht shtëpinë. Ndërkohë, grupet e punës të bashkive, bashkë me Emeergjencat Civile dhe Forcat e Ushtrisë, grupet e OSHEE dhe të institucioneve të tjera janë në gatishmëri për çdo situatë emergjente./Dosja.al

shkoder

Sondazh

Poll