Aktualitet

Moti i keq përfshinë vendin/ Ministria e Mbrojtjes: Ja si paraqitet situata në disa qarqe të vendit

Në Lezhë, ndërprerja e energjisë u shkaktua pas rrëzimit të një peme në aksin Lezhë-Shëngjin, e cila dëmtoi linjat elektrike. Ndërsa në Fushë-Arrëz, problematikat me energjinë u shkaktuan nga era e fortë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 24 orët e ardhshme priten reshje të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të intensifikohen në formë shtrëngatash.

18 Nëntor 2025, 09:36 Nga E. D
Moti i keq përfshinë vendin/ Ministria e Mbrojtjes: Ja si paraqitet
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtes ka njoftuar se situata meteorologjike në vend paraqitet e qetë dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar. Me anë të një njoftimi, Ministria bëm me dije se në Lezhë dhe Fushë Arrëz ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Në Lezhë, ndërprerja e energjisë u shkaktua pas rrëzimit të një peme në aksin Lezhë-Shëngjin, e cila dëmtoi linjat elektrike. Ndërsa në Fushë-Arrëz, problematikat me energjinë u shkaktuan nga era e fortë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 24 orët e ardhshme priten reshje të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të intensifikohen në formë shtrëngatash.

Njoftimi i Plotë: 

Situata meteorologjike në vend paraqitet kryesisht e qetë, me reshje me intensitet të ulët deri mesatare dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar. Në qarkun e Shkodrës, reshjet intensive që ranë dje, pasdite dëmtuan segmentin rrugor Breg Lumi–Theth, ku 9 persona dhe 5 mjete mbetën të bllokuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave bashkiake, Policisë së Shtetit dhe efektivëve të FA, personat u evakuuan me sukses. Rruga mbetet e bllokuar dhe po pastrohet nga inertet, me mbështetjen e 10 efektivëve të FA.

Në bashkinë Fushë Arrëz janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të erës së fortë. Në qarkun e Lezhës, në aksin Lezhë–Shëngjin është rrëzuar një pemë, e cila ka dëmtuar linjat elektrike dhe ndërprerë energjinë. Në rrugën Lezhë–Balldren ka prezencë inertesh dhe forcat operacionale po punojnë për pastrimin e saj.

Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika nga moti. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 24 orët e ardhshme priten reshje të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të intensifikohen në formë shtrëngatash. Nga pasditja deri në orët e para të mëngjesit, reshje të shumta priten edhe në Lezhë, Durrës dhe Tiranë, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Parashikohet mjegull dhe shikueshmëri e reduktuar në zona luginore.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, në koordinim të strukturave për përballimin e pasojave të mundshme nga moti i keq. Ju lutemi banorëve të zonave, ku mund të paraqiten probleme të kontaktojnë me autoritetet vendore!/Dosja.al

ministria e mbrojtes

Sondazh

Poll