18 Nëntor 2025, 10:01
Nga E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Pjesë të Kosovës mund të përballen me përmbytje pasi parashikohen reshje të mëdha të shiut të martën dhe të mërkurën. Shiu i madh që filloi të bjerë të hënën natën ka detyruar kryeqytetin Prishtinë ta anulojë mësimin e ditës së martë. Drejtoria e Arsimit në Prishtinë njoftoi në Facebook prindërit se mësimi është anuluar si masë parandaluese.
“Ju njoftojmë se për shkak të kushteve të përkeqësuar atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut dhe vështirësive në komunikacion, në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët përkatës të shkollave, procesi mësimor për ditën e sotme anulohet”, tha Drejtoria e Arsimit.
Instituti Hidrometeorologji i Kosovës njoftoi të hënën se vendi do të përballet me reshje shiu në dy ditët në vijim, të cilat në disa zona pritet të jenë të intensitetit të lartë.
“Këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta në disa lokalitete”, tha instituti, pa dhënë më shumë hollësi.
Ndërkohë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" paralajmëroi të martën se ekziston rrezik i shtuar për vërshime në zonat e ulëta dhe pranë lumenjve gjatë ditës. Ajo u bëri thirrje qytetarëve t’i shmangin lëvizjet pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent, në anën tjetër, u kërkoi qytetarëve të kenë kujdes gjatë qarkullimit dhe t’i shmangin zonat me rrezik vërshimesh. Kosova është përballur me përmbytje vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale. Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.
kosovë
permbytje prishtine 600x325
permbytje ghfgjdghj 600x314
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 09:52
E. D
Ermonela Jaho
GJAKOVË- Pedagogu dhe analisti politik, Ermal Hasimja, ka bërë një postim në rrjetet sociale, pas performanës s...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 09:36
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtes ka njoftuar se situata meteorologjike në vend paraqitet e qetë dhe pa probleme serioze n&...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 09:31
E. D
pamje nga vendngjarja
VLORË- Kushtet atmosferike të paqëndrueshm kanë përfshirë vendin që prej orëve të ...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 09:24
E. D
pamje nga vendngjarja
MALËSI E MADHE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Preknicaj të Shkrelit në Malësin&e...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 09:16
E. D
Krujë
KRUJË- Moti i keq ka shkaktuar problematika në fshatrat e Krujës, kryesisht në fshtarat Bilaj, Murqinë, Mallk...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 09:00
E. D
Françesk Shkambi
SHBA- Detaje të reja janë zbuluar nga eksekutimi i Françesk Shkambit në SHBA. Autori i dyshuar i vrasje...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 08:23
E. D
Françesk Shkamb
SHBA- Një 44-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri jashtë restorantit ku ai punonte n...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 07:55
E. D
pamje nga vendngjarja
LEZHË- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme gjatë natës së mbrëmshme në lagjen...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 07:33
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Gjatë vitit 2024, menaxhimi i financave publike është karakterizuar nga luhatje të mëdha të lik...
Aktualitet
18 Nëntor 2025, 07:25
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Oda Ekonomike e Kosovës ka fituar betejën ligjore ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji në Gj...