Aktualitet

FOTOLAJM/ Reshje intensive shiu gjatë natës, përmbytet lagjja “Besëlidhja” në Lezhë, rrugët kthehen në “lumenj”

Shiç shihet edhe në pamje, e gjithë zona është 'pushtuar' nga uji dhe rrugët duken si lumenj. Kjo ka vështirësuar edhe lëvizjen e qindra qytetarëve.

18 Nëntor 2025, 07:55 Nga E. D
FOTOLAJM/ Reshje intensive shiu gjatë natës, përmbytet lagjja
pamje nga vendngjarja

LEZHË- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme gjatë natës së mbrëmshme në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë. Shiç shihet edhe në pamje, e gjithë zona është 'pushtuar' nga uji dhe rrugët duken si lumenj. Kjo ka vështirësuar edhe lëvizjen e qindra qytetarëve.

Sipas banorëve të zonës, uji ka depërtuar në rrugë dhe në disa raste ka hyrë edhe pranë ambienteve të banimit, duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve. Sipas sinoptikanëve, reshje të ngjashme dhe situatë problematike pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim./Dosja.al

permbytje ne lezhe

Sondazh

Poll