Politike

"Për familjen, ekonominë dhe demokracinë"/ Partia Demokratike mban sot protestë! Çfarë pritet të ndodhë para Kryeministrisë

Kjo është protesta e parë e PD-së pas zgjedhjeve të 11 majit. Tubimi para kryeministrisë vjen, pasi zv.kryeministrja Belinda Balluku u mor e pandehur nga SPAK.

17 Nëntor 2025, 08:35 Nga E. D

"Për familjen, ekonominë dhe demokracinë"/ Partia

TIRANË- Partia Demokratike mban sot protestën para Kryeministrisë. Demokratët kanë njoftuar se aksioni opozitar do të jetë i përjavshëm, në formën e një platforme parlamente me podium dhe foltore, ku pritet që deputetë dhe qytetarë të mbajnë fjalime.

Kjo është protesta e parë e PD-së pas zgjedhjeve të 11 majit. Tubimi para kryeministrisë vjen, pasi zv.kryeministrja Belinda Balluku u mor e pandehur nga SPAK. Kreu i PD, Sali Berisha, njoftoi se iniciativa synon të krijojë një hapësirë për opozitën dhe të rikthejë debatin politik, pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat.

Kryedemokrati gjithashtu ka deklaruar se opozita është lejuar të flasë vetem një herë në 9 seancat e zhvulluara në parlament dhe zgjidhja e vetem, sipas tij është protesta para kryeministrisë, ku do mbahen fjalime. Ndërkohë, Kryeministria është “blinduar” me mbrojtëse metalike, si masë për protestaën e sotme.

"Për familjen, për ekonominë dhe për demokracinë", është ftesa që PD u bën shqiptarëve për tu tubuar sot në orën 18.00 përpara kryeministrisë./Dosja.al

partia demokratike protesta

Sondazh

Poll