17 Nëntor 2025, 08:07
Nga E. D
Ilir Meta
TIRANË- Sot zhvillohet në GJKKO seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe nënës së saj Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku. Më 11 nëntor seanca u shty për shkak të kërkesës së avokatit të Metës, Kujtim Cakrani për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja. Avokati, i cili braktisi seancën, tha se së pari gjykata duhet të shprehet për këtë kërkesë të bërë më herët prej tyre.
Presidenti i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, Kryemadhi u hetua për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
ilir meta
Politike
17 Nëntor 2025, 07:50
E. D
pamjet
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga mbrëmja ceremoniale e çeljes së dyerve të Misionit të Shqip&e...
Politike
17 Nëntor 2025, 07:19
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm historik në procesin e integrimit ...
Politike
16 Nëntor 2025, 22:44
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se për Kosovën anëtarësimi në NATO është...
Politike
16 Nëntor 2025, 22:22
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përgjatë qëndrimit në Berlin të Gjermanisë, ka realizuar ...
Politike
16 Nëntor 2025, 21:32
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar kombwtaren pwr rezultatet e deri tanishme nw ndeshjet pwr Botwrorin. Me anë të një post...
Politike
16 Nëntor 2025, 19:30
I.A
Foto Ilustruese
BRUKSEL- Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në procesin e integrimit të v...
Politike
16 Nëntor 2025, 17:26
I.A
PDK
KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka insistuar në kërkesën e saj për rivotim në Mitrovicë të Jugu...
Politike
16 Nëntor 2025, 14:23
E.d
Foto ilustruse
Pas protestave në disa qytete të ndryshme të Evropës, tani ankesat kundër gjykimit të ish-krerëve të...
Politike
16 Nëntor 2025, 13:26
E.d
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Liria, Tedi Blushi ka deklaruar se PL-ja do të bashkohet të hë...
Politike
16 Nëntor 2025, 12:53
E. D
Xhelal Sveçla
Ministri në detyrë i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka pretenduar se “Serbia përmes bandave...