Politike

Konferenca e 7-të ndërqeveritare në Bruksel/ Sot hapet grupkapitulli i fundit me BE

Sot, (17 nëntor) do të çelet grupkapitulli i fundit i negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE, që do të mbahet në Bruksel, i cili shënon hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave.

17 Nëntor 2025, 07:19 Nga E. D
Konferenca e 7-të ndërqeveritare në Bruksel/ Sot hapet
foto ilustruese

BRUKSEL- Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm historik në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Europian. Sot, (17 nëntor) do të çelet grupkapitulli i fundit i negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE, që do të mbahet në Bruksel, i cili shënon hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave.

Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në tryezë do të jenë gjithashtu komisionerja Marta Kos dhe ministrja daneze e Punëve të Jashtme, Marie Bjerre.  Pas përfundimit të punimeve, Kryeministri Rama, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.

-Grupkapitulli V përfshin pesë kapituj thelbësorë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, me ndikimin më të drejtpërdrejtë tek prodhimi, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i balancuar i territorit:

“Bujqësia dhe Zhvillimi Rural” (kapitulli 11);

“Politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitare”, (kapitulli 12);

“Peshkimi” (kapitulli 13);

“Politika rajonale dhe koordinimi i instrumentave strukturore” (kapitulli 22), si dhe

“Dispozitat Financiare dhe Buxhetore (kapitulli 33).

Përmes këtij Grupkapitulli, Shqipëria përfiton lidhur me modernizimin e bujqësisë, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe dixhitalizimin e zinxhirit ushqimor. Një vend të veçantë zë forcimi i mekanizmave të kontrollit të sigurisë ushqimore dhe përafrimi me standardet e BE-së, ndërsa sektori i peshkimit dhe akuakulturës synon të përfitojë nga rregullat dhe programet europiane për menaxhim të qëndrueshëm./Dosja.al

bruksel be edi rama konferenca e 7-të ndërqeveritare

Sondazh

Poll