Aktualitet

Alarm për reshje intensive përgjatë ditëve në vijim, KESH paralajmëron qytetarët të tregojnë kujdes

Reshjet e dendura do të kulmojnë në datat 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.

16 Nëntor 2025, 19:17 Nga I.A
Alarm për reshje intensive përgjatë ditëve në vijim,
Foto Ilustruese

TIRANË- Sipas parashikimeve hidrometeorologjike, gjatë datave 17–23 Nëntor në basenin e lumit Drin priten reshje me intensitet të lartë. Reshjet e dendura do të kulmojnë në datat 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.

Sasia e reshjeve pritet të arrijë në Fierzë në nivelin 150–200 mm dhe në Koman–Vau i Dejës, deri në 300 mm. KESH po monitoron situatën në kohë reale dhe operimi i kaskadës po kryhet brenda kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret.

Njoftimi për mediat:

Sipas parashikimeve të fundit hidrometeorologjike, në basenin e lumit Drin gjatë datave 17–23 Nëntor priten reshje me intensitet të lartë, me kulme më 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.
Reshjet e pritshme arrijnë deri në:
Fierzë: 150–200 mm
Koman–Vau i Dejës: deri në 300 mm
KESH po monitoron situatën në dinamikë dhe operimi i kaskadës po kryhet brenda kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret në fuqi. Ftojmë qytetarët e zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive./Dosja.al

kesh

Sondazh

Poll