Aktualitet

Denoncimi i qytetarëve: Fabrika e përpunimit të baterive në Elbasan po na helmon

Sipas tyre, fabrika bën përpunimin e baterive pa përdorur asnjë filtër dhe era e keqe përhapet në të gjithë zonën përreth.

16 Nëntor 2025, 19:07 Nga I.A
Denoncimi i qytetarëve: Fabrika e përpunimit të baterive në
Pamjet

ELBASAN- Një fabrikë është denoncuar në qytetin e Elbasanit për shkak të ndotjes së madhe. TVA News shkruan se kjo fabrikë është “CC Alb ShPK” që shërbën për përpunimin e baterive.

Sipas tyre, fabrika bën përpunimin e baterive pa përdorur asnjë filtër dhe era e keqe përhapet në të gjithë zonën përreth. Kjo situatë është kthyer në një shqetësim të përditshëm për qytetarët, pasi tymi jo vetëm që ndot mjedisin, por rrezikon shëndetin e njerëzve.

Banorët thonë se ndihen të pambrojtur përballë këtij ndotësi të heshtur dhe se institucionet nuk kanë ndërhyrë për ta ndaluar.

“Përshëndetje! Ju betohem që po na helmojnë. Nuk e ke idenë sa shumë veta janë sëmurë. Këto janë vetë vdekja. Sipas dijenisë që kam, është një fabrikë baterish. Ju lutem, postojeni sepse shteti nuk po merr masa. Po na vrasin pa e kuptuar fare”, shkruan qytetari.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TVA News (@tvanews)

cc alb shpk

Sondazh

Poll