Politike

Berisha: I uroj fat kombëtares me Anglinë, por kupën e kemi marrë me fitoren ndaj Serbisë

Lideri i opozitës theksoi se fitorja historike ndaj Serbisë ishte momenti që “mori kupën” për shqiptarët.

15 Nëntor 2025, 13:42 Nga E. D
Berisha: I uroj fat kombëtares me Anglinë, por kupën e kemi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet socile, shprehu urimet e tij për kombëtaren shqiptare për sfidën me Anglinë. Lideri i opozitës theksoi se fitorja historike ndaj Serbisë ishte momenti që “mori kupën” për shqiptarët.

"Do t’i uroj shumë fat kombëtares tonë. E kam uruar dhe e uroj dhe shoh me kënaqësi majat që po arrin.
Ka qenë kënaqësia e jetës time kur e zhvlerësuan Serbinë në atë ndeshje që do shkruhet me germa të arta kapitale në analet e historisë së futbollit shqiptar.

Për mua ajo kishte vlerën e një kupe evropiane. Kështu që i uroj sukses me Britaninë e Madhe, një skuadër shumë e fortë. Por ekipi ynë na ka nderuar shumë. Sidoqoftë në ndeshjen me Serbinë mendoj se e mori kupën," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll