Politike

Berisha: Sot shqiptarët thirren në një mision historik për të përmbysur diktaturën që bazohet në shtypjen e pluralizimit dhe vjedhjen e shqiptarëve

Kryedemokrati ka deklaruar se shqiptarët sot përballen me një “mision historik”: përmbysjen e një regjimi që, sipas tij, mbështetet te shtypja e pluralizmit, krimi dhe vjedhja e qytetarëve.

15 Nëntor 2025, 13:03 Nga E. D

Berisha: Sot shqiptarët thirren në një mision historik për

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar. Kryedemokrati ka deklaruar se shqiptarët sot përballen me një “mision historik”: përmbysjen e një regjimi që, sipas tij, mbështetet te shtypja e pluralizmit, krimi dhe vjedhja e qytetarëve.

"Të falënderoj shumë për pyetjen, jam dakord me ju, protestat e zakonshme nuk zgjidhin problemin. Protestat e qëndrueshme dhe masive janë e vetmja rrugë, të cilat do të arkivojnë këtë qeveri. Por ato i ndërmarrin idealistë që vendosin të sakrifikojnë, që janë të bindur se nuk ka një rrugë të dytë, që janë të bindur se janë të thirrur në një mision historik, siç ishin të thirrur studentët në vitin ’90, për të përmbysur diktaturën komuniste, sot shqiptarët janë të thirrur në një mision historik për të përmbysur diktaturën që bazohet në shtypjen e pluralizimit, drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll