15 Nëntor 2025, 13:10
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se edhe sot ka ambasadorë dhe zyrtarë të lartë në Bruksel që janë të zemëruar me të, për shkak se ai denoncon hapur fenomenin e narkoshtetit në Shqipëri. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Kryedemokrati tha se droga ka qenë më e dëmshme se çdo ideologji apo pushtues për vendin, duke nisur nga mbjellja masive e kanabisit në vitin 2015 që u përhap nga Pogoni deri në thellësitë e Alpeve.
"Pyetja juaj është një pyetje themelore, por kjo qeveri u mbështet në procesin e ndërtimit të narkoshtetit, siç e dini ju. Unë u them qytetarëve shqiptarë se më toksike se çdo ideologji, më e egër se çdo pushtues për qenien shqiptare është droga, droga dhe vetëm droga. Shqipëria në vitin 2015 u mboll me kanabis nga Pogoni gjer në thellësitë e Alpeve dhe kjo u bë në sytë e të gjithë botës dhe disa e nxitën dhe të tjerë heshtën.
Dhe nga ai vit, miliardat e drogës jo vetëm që nuk krijojnë vende pune, po shkatërrojnë me mijëra vende pune, shkatërrojnë eksportet, shkatërrojnë prodhimin industrial, prodhimin bujqësor dhe shqiptarët vetëm largohen.
Pra, ky ishte një proces në të cilin duhet ta pranojmë, opozita nuk kishte fuqi, nuk e ndaloi dot. Por opozita direkt nuk u bë bashkëautore në këtë proces. Jo, nuk mund të themi.
Pra, procesi themelor i transformimit të Shqipërisë ishte ndërtimi i narkoshtetit dhe pastaj Edi Rama, një pasardhës xhelatërish komunist, i vendosur të mos dorëzojë pushtetin me asnjë çmim, me asnjë kusht. Kështu që kjo që ndodhi para syve të mbarë botës. Dikush e ndihmoi Edi Ramën ta bëjë këtë, të ndjerë e ndihmuan me heshtje. Edhe sot ka ambasadorë, ka zyrtarë të lartë edhe në Bruksel që janë të zemëruar me mua pse unë flas për narkoshtet.
Ndërkohë kur droga është bërë faktor shkatërrimtar për qenien tonë kombëtare, është bërë faktor shkatërrimtar për demokracinë shqiptare. Është faktor më i fuqishëm se çdo parti politike në rezultatin e zgjedhjeve. Ndaj dhe kjo betejë është një betejë e vështirë, por një betejë që nëse nuk e luftojmë, OKB ka parashikim të kobshëm për Shqipërinë. Ka parashikim që Shqipëria do shkojë drejt shuarjes si komb dhe si vend," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
15 Nëntor 2025, 13:03
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ka ...
Politike
15 Nëntor 2025, 12:56
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët deklaroi se kandidimi i t&eu...
Politike
15 Nëntor 2025, 12:51
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e quaj...
Politike
15 Nëntor 2025, 12:45
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët ka bërë nj&...
Politike
15 Nëntor 2025, 12:42
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria ndodhet në një realitet politik të p...
Politike
15 Nëntor 2025, 12:35
e, d
Teologu Sokol Kondakçiu
TIRANË- Qytetarë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën sot për të protestuar kundër Ligj...
Politike
15 Nëntor 2025, 12:32
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj situatës së mungesës së ila&cce...
Politike
15 Nëntor 2025, 12:28
E. D
Pastori Akil Pano
TIRANË- Pastori Akil Pano, ka mbajtur fjalën e tij në protestën e zhvilluar sot për ligjit mbi gjininë...
Politike
15 Nëntor 2025, 11:58
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët e Njësisë 3, komentoi edhe drejtësinë e re tek...
Politike
15 Nëntor 2025, 11:30
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët e njësisë 3, sulmoi Partinë Demokratike dhe Florjan Binajn,...