Politike

Berisha zbulon skenarin e protestës: Do të hapim foltoren parlamentare qytetare para kryeministrisë

Berisha njoftoi se do të 'hapet' një Parlament para godinës qeveritare, sipas tij për shkak se gjatë seancave në Kuvend opozita nuk është lejuar të debatojë. Kryedemokrati shtoi se kjo protestë do të organizohet 1 herë në javë, ku deputetë e qytetarë do të thonë zërin e tyre.

15 Nëntor 2025, 13:12 Nga E. D
Berisha zbulon skenarin e protestës: Do të hapim foltoren parlamentare
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar skenarët e protestës para Kryeministrisë që do të zhvillohet ditën e hënë. Berisha njoftoi se do të 'hapet' një Parlament para godinës qeveritare, sipas tij për shkak se gjatë seancave në Kuvend opozita nuk është lejuar të debatojë. Kryedemokrati shtoi se kjo protestë do të organizohet 1 herë në javë, ku deputetë e qytetarë do të thonë zërin e tyre.

"Protesta e ditës së hënë ka këtë karakter, që të sqaroj çdo qytetar. Ne hapim aty një foltore, një parlament. Dmth, ju keni parë se në 10 seanca, opozita është lejuar të debatojë vetëm në 1 seancë, si kurrë në ndonjë vend pluralist, apo në historinë e këtij vendi. Atëherë ne para këtij bllokimi të plotë ne hapim foltoren parlamentare qytetare para kryeministrisë. Një herë në javë ku deputetë dhe qytetarë do thonë zërin e tyre. Pra, ky është qëllimi i kësaj proteste. Protesta të tjera po projektohen dhe do organizohen, por ato do përgatiten dhe thirren në kohën më të përshtatshme," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll