Politike

Berisha: Narkoregjimi rrëzohet vetëm me protesta siç u rrëzua në Nepal, Banglash apo Madagaskar

Kryedemokrati theksoi gjithashtu se “narkoregjimi” në Shqipëri mund të rrëzohet vetëm përmes revoltës qytetare, ashtu siç, sipas tij, kanë rënë regjime autoritare në vende si Nepali, Bangladeshi apo Madagaskari.

15 Nëntor 2025, 12:45 Nga E. D
Berisha: Narkoregjimi rrëzohet vetëm me protesta siç u
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët ka bërë një thirrje të prerë për protesta masive. Kryedemokrati theksoi gjithashtu se “narkoregjimi” në Shqipëri mund të rrëzohet vetëm përmes revoltës qytetare, ashtu siç, sipas tij, kanë rënë regjime autoritare në vende si Nepali, Bangladeshi apo Madagaskari.

"Një narkoregjim rrëzohet vetëm me protesta siç u rrëzua në Nepal që nuk ishte narkoregjim, por që ishte diktaturë autoritare, që e pranonte pluralizmin, por shtypte pluralizmin. Siç u rrëzua në Bangladesh një diktaturë autokratike që e pranonte pluralizmin, por e shtypte atë. Siç u rrëzua në Bangladesh dhe siç u rrëzuan në një seri vendesh. Pra, protesta, protesta dhe vetëm protesta. Të tjerat janë absolutisht iluzione," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll