Politike

Kandidatët e pavarur/ Berisha: Kjo faktoi se në asnjë variant Edi Rama zgjedhje nuk bën

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se opozita ka demonstruar vullnet për hapje dhe gjithëpërfshirje. Më tej, ai shtoi se braktisja masive e kryeministrit nga qytetarët duhet të shndërrohet në energji politike për përmbysjen e regjimit që ai e cilësoi “të paligjshëm”.

15 Nëntor 2025, 12:56 Nga E. D
Kandidatët e pavarur/ Berisha: Kjo faktoi se në asnjë variant Edi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët deklaroi se kandidimi i të pavarurve në zgjedhjet e fundit tregoi qartë, sipas tij, se Edi Rama nuk bën zgjedhje në asnjë variant. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se opozita ka demonstruar vullnet për hapje dhe gjithëpërfshirje. Më tej, ai shtoi se braktisja masive e kryeministrit nga qytetarët duhet të shndërrohet në energji politike për përmbysjen e regjimit që ai e cilësoi “të paligjshëm”.

"Në vlerësimin tim, nuk ishte asnjë gabim. Opozita dëshmoi dhe duhet të dëshmojë vullnet për hapje. Edhe njëherë i falënderoj shumë të gjithë ata që kandiduan si të pavarur. Por çfarë faktoi kjo? Se në asnjë variant Edi Rama zgjedhje nuk bën. Së dyti, populli e braktisi Edi Ramën. Një braktisje ekzemplare dhe kjo tregon se, ne si opozitë duhet të kapitalizojmë zemërimin dhe revoltën që ekziston në zemrat e shqiptarëve dhe ta kthejmë në një energji të fuqishme të përmbysjes së këtij regjimi të paligjshëm në Shqipëri," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll