14 Nëntor 2025, 16:01
Nga E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas përgjigjes së SPAK se është dërguar një fletëthirrje për Kryedemokratin Sali Berisha lidhur me çështjen “21 Janari”, në tre destinacione, selinë e PD, Parlament dhe shtëpi.
Me anë të një deklarate, Bardhi njofton se në asnjërën prej kutive postare të deputetëve të PD-së në Kuvend nuk ka mbërritur ndonjë njoftim nga Prokuroria e Posaçme.
Më tej, Bardhi shprehet se vetë SPAK ishte në dijeni të faktit se nuk ka dërguar ndonjë njoftim drejtuar Grupit tonë Parlamentar dhe për pasojë nuk mund të keqinformojë median mbi fakte të shtrembëruara për interesa politike nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.
Ndër të tjera Bardhi thotë se shprehin keqardhje për keqpërdorimin politik të Prokurorisë së Posacme, për propagandë dite të inskenuar nga mazhoranca socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Reagimi i Bardhit:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka dërguar asnjë njoftim drejtuar Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe për pasojë stafi politik i grupit nuk ka patur çfarë të refuzojë. Referimi nga SPAK i një gënjeshtre të thënë nga Kuvendi i Shqipërisë meriton vetëm përbuzje.
Vetë SPAK ishte në dijeni të faktit se nuk ka dërguar ndonjë njoftim drejtuar Grupit tonë Parlamentar dhe për pasojë nuk mund të keqinformojë median mbi fakte të shtrembëruara për interesa politike nga ana e Kuvendit të Shqipërisë. Po ashtu, Prokuroria e Posaçme apo vetë Kuvendi është në dijeni të rolit dhe përgjegjësive të një grupi parlamentar dhe stafeve të tyre politike, ku “ofrimi i shërbimeve postare” nuk hyn në fushën tonë të përgjegjësisë!
Rezulton e provuar se në kutitë postare të asnjë deputeti të grupit tonë parlamentar, që ndodhen brenda ambienteve të Kuvendit, nuk ka të depozituar asnjë njoftim të dërguar nga SPAK nga ana e administratës së Kuvendit të Shqipërisë. Sa më lart, shprehim keqardhje për keqpërdorimin politik të Prokurorisë së Posacme, për propagandë dite të inskenuar nga mazhoranca socialiste në Kuvendin e Shqipërisë./Dosja.al
gazment bardhi
Politike
14 Nëntor 2025, 15:39
E. D
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka zbardhur skenarin e protestës së PD t...
Politike
14 Nëntor 2025, 15:33
E. D
GJKKO
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka urdhëruar SPAK-un të nisë hetimet ndaj depu...
Politike
14 Nëntor 2025, 14:25
M.L
Foto ilustruese
TIRANË– Situata e përkeqësuar e kriminalitetit në vend ka shtyrë Grupin Parlamentar të Partisë Dem...
Politike
14 Nëntor 2025, 14:03
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se Gilmando Dani punoi në fushatë me Blendi Go...
Politike
14 Nëntor 2025, 14:02
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se SPAK po mashtron, pasi atij nuk i ka ardhur asnjë...
Politike
14 Nëntor 2025, 13:55
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se PD do bëj një padi ndaj Luftar Hysës. Gjat...
Politike
14 Nëntor 2025, 13:41
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se thirrjen në SPAK për hetimin e 21 janari...
Politike
14 Nëntor 2025, 13:39
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka komentuar në lidhje me fletëthirrjen ndaj kryedemokratit Sali Berisha në lidhj...
Politike
14 Nëntor 2025, 13:38
E.d
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk ka marrë asnjë thirrje për 21 Janarin. Gjatë...
Politike
14 Nëntor 2025, 13:33
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se "narkoshteti" është vepër e Kryeminist...