Aktualitet

Çfarë po NDODH në Lushnje?! Policia godet me grushte dhe nxjerr zvarrë nga makina të moshuarin në mes të rrugës (VIDEO)

Sipas një videoje të publikuar nga JOQ, shënjestra e ndërhyrjes ka qenë një qytetar i moshuar që po lëvizte me makinë. Në pamje duket se dy efektivë godasin shoferin me grushta dhe përpiqen ta nxjerrin duke e tërhequr zvarrë.

14 Nëntor 2025, 16:44 Nga M.L
Çfarë po NDODH në Lushnje?! Policia godet me grushte dhe nxjerr
Pamje nga vendngjarja

LUSHNJE- Një operacion i zhvilluar sot nga Policia në Lushnje ka ngjallur shqetësim tek kalimtarët. Sipas një videoje të publikuar nga JOQ, shënjestra e ndërhyrjes ka qenë një qytetar i moshuar që po lëvizte me makinë. Në pamje duket se dy efektivë godasin shoferin me grushta dhe përpiqen ta nxjerrin duke e tërhequr zvarrë.

Ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës dhe pranë disa qytetarëve të tjerë. Deri tani, Policia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për shkakun e ndërhyrjes dhe arsyet e veprimeve të saj ndaj qytetarit, dhe autoritetet ende nuk kanë komentuar zyrtarisht për incidentin./ Dosja.al

policia në lushnje

Sondazh

Poll