Aktualitet

Trafikonin drogë nga Italia në Spanjë/ Çmontohet banda që drejtohej nga shqiptarë, 10 të arrestuar, ja si u zbulua grupi

Rrjeti kriminal ishte aktiv midis Italisë dhe Spanjës, duke vepruar edhe në provincën e Varese. Bëhet me dije se mes të arrestuarve janë tetë shqiptarë dhe një italian.

14 Nëntor 2025, 16:21 Nga E. D
Trafikonin drogë nga Italia në Spanjë/ Çmontohet banda
droga

ITALI- Një operacion anti-drogë u zhvillua nga Policia e Shtetit në Spanjë, ku si pasojë dhjetë persona u arrestuan dhe një sasi e madhe droge u sekuestrua. Rrjeti kriminal ishte aktiv midis Italisë dhe Spanjës, duke vepruar edhe në provincën e Varese. Bëhet me dije se mes të arrestuarve janë tetë shqiptarë dhe një italian.  

Si pjesë e të njëjtit operacion, u kryen edhe kontrolle kundër anëtarëve të së njëjtës organizatë kriminale, duke çuar në arrestimin në flagrancë të një gruaje rumune që jetonte në zonën e Alto Milanese. Ajo u kap duke fshehur në shtëpinë e saj 1.25 kilogramë hashash të ndarë në 13 blloqe, 155 gramë kokainë, përfshirë disa doza gati për shitje, 36 gramë marihuanë dhe 24 gramë heroinë të ndarë në kapsula.

Shqiptari i fundit që u arrestua, u kap duke fshehur në shtëpinë e tij 650 gramë kokainë, 100 gramë hashash, peshore precize, materiale paketimi dhe afërsisht 5,000 euro në para të gatshme. Hetimi nisis afërsisht dy vjet më parë nga stacioni i policisë së Busto Arsizio. Ky hetim çoi në identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të vendosur në të gjithë zonën dhe në kontakt të ngushtë, secili me automjete të regjistruara në emër të të tjerëve.

Këta shtëpi përdoreshin si laboratorë për përgatitjen e drogës, si dhe disa restorante që shërbejnë si pika kyçe për trafikun e drogës, përfshirë një në provincën e Milanos të menaxhuar nga gruaja rumune e arrestuar. Gjatë hetimit, hetuesit zbuluan gjithashtu tranzitin e një ngarkese të konsiderueshme kokaine nga Spanja në Itali./Dosja.al

operacion anti-drogë spanje

Sondazh

Poll