Aktualitet

Ishte duke kaluar trafikndarësen në aksin Vorë-Tiranë, makina përplas për vdekje të moshuarën! Arrestohet shoferi

Policia njofton se drejtuesi i automjetit është arrestuar, ndërkohë që po vijon hetimi për rrethanat e aksidentit.

14 Nëntor 2025, 16:27 Nga M.L
Ishte duke kaluar trafikndarësen në aksin Vorë-Tiranë,
Foto ilustruese

TIRANA- Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Vorë-Tiranë, ku një makinë përplasi një këmbësore teksa ajo po kalonte trafikndarësen. Si pasojë e plagëve të marra, 64-vjeçarja ndërroi jetë në spital. Policia njofton se drejtuesi i automjetit është arrestuar, ndërkohë që po vijon hetimi për rrethanat e aksidentit.

Njoftimi:

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin E. K., 43 vjeç, pasi në aksin “Vorë-Tiranë”, rreth orës 05:20, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasen N. M., 64 vjeçe, e cila po kalonte trafikndarësen. Si pasojë, kjo shtetase humbi jetën, në spital.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme."

akisdent me vdekje ne aksin vore-tirane

Sondazh

Poll