Aktualitet

FOTOLAJM/ Përforcon idenë e lidhjeve mes grupeve shqiptare dhe klaneve meksikane, momenti kur djali i El Chapos lëvizte me "Mercedez" me targa shqiptare

Një detaj që bie në sy është një Mercedes me targa shqiptare, duke përforcuar idenë e lidhjeve mes grupeve shqiptare dhe klaneve meksikane.

14 Nëntor 2025, 15:25 Nga M.L
FOTOLAJM/ Përforcon idenë e lidhjeve mes grupeve shqiptare dhe klaneve
Foto ilustruese

MEKSIKË- Ivan Guzman, djali 32-vjeçar i El Chapo-s, pak kohë pas arratisjes spektakolare të të atit nga burgu, kishte hapur një llogari në Facebook, ku ekspozonte pasurinë dhe armët e tij. Në fotot e publikuara që në vitet 2015 shihen vetura luksoze, stoli ari, armë të mbështjella me gurë të çmuar, shumë para të gatshme dhe lëndë narkotike.

Një detaj që bie në sy është një Mercedes me targa shqiptare, duke përforcuar idenë e lidhjeve mes grupeve shqiptare dhe klaneve meksikane. Në një tjetër foto shihet një dorë që mban armë automatike jashtë dritares së makinës. Nuk dihet vendi se ku është shkrepur kjo fotografi po vihet re më tej se fytyra e tij është e fshehur në të gjitha imazhet./Dosja.al

ivan guzman el chapo

Sondazh

Poll