Bota

910 viktima dhe 40 mijë të prekur, shkon në 136 numri i të sëmurëve me Koronavirus në kroçeren japoneze, rritet bilanci

10 Shkurt 2020, 07:42 Nga DOSJA
910 viktima dhe 40 mijë të prekur, shkon në 136 numri i të

KINË– Në Kinë numri i të vdekurve si shkak i Koronavirusit ka kaluar mbi 900, saktësisht 910 viktimave janë të konfirmuara nga qeveria kineze, ndërsa të prekur numërohen mbi  40 mijë të tjerë, kryesisht në territorin kinez por edhe në 25 vende të tjera të botës.

Koronavirusi ka bërë që e gjithë bota të frikësohet prej  tij e të marrë masa strikte që  të parandalojë çdo rast të mundshëm .

Ndërkohë që edhe qeveritë e vendeve të tjera kanë njoftuar se numri i të prekurve po rritet gjithmonë e më shumë, në anijen japoneze që tashmë është kthyer në një karantinë, numri i të infektuarve nag Koronavirusi ëshët rritur në 66, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 136. Por frika ekziston edhe për 3700  pasagjerët e tjerë që ndodhen në të njëjtën kroçerë.

Ky virus ka vrarë 910 njerëz dhe ka infektuar mbi 40.000 në mbarë globin. Ai u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve nuk munguan as të infketuarit në shtete të ndryshme të botës. Ndërkohë Kina, ka ndërtuar një spital në vetëm 10 ditë. Spitali Huoshenshan Huoshenshan u hap për pacientët e tij të parë të hënën, pak më shumë se një javë pasi filloi puna për hapjen e themeleve. Shumë shpejt, dyert i hap edhe Spitali Leishenshan, që pritet të akomodojë përkatësisht deri në 1.500 pacientë.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 910 viktima ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine 910 viktima ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll