Bota

Borxhe tatimore në Kosovë/ Kush janë këngëtarët shqiptarë që janë nën hetim nga Prokuroria (EMRAT+VD))

10 Shkurt 2020, 06:24 Nga DOSJA
Borxhe tatimore në Kosovë/ Kush janë këngëtarët

Kosovë– Shkelzen Jetishi është njëri prej këngëtareve që është raportuar më herët se nuk qëndron mirë me punën e tatimeve. Këtu ai është ne New York. Dyshohet se ai i është shmangur tatimeve në Amerikë, një shtet ku shmangia e tatimeve është edhe një krim serioz atje. Për të ishte raportuar se atij i është shqiptuar ndalesë e përgjithshme për vizitë në Amerikë, pasi nuk kishte paguar taksa për biznesin me muzikë që e ka bërë atje, por ai më vonë e ka mohuar këtë.

Të njëjtat telashe me vizën, ishte raportuar se i ka pasur edhe këngëtari tjetër kosovar, Afrim Muqiqi, por edhe një këngëtar nga Shqipëria, i njohur në publik si Gena. Raportimet e më hershme flasin edhe për një listë fortë të gjatë të këngëtarëve që u hetuan për shmangie tatimi në Kosovë. Ishin publikuar shumë emra si: Ramadan Krasniqi, Blerim Muharremi-Blero, Genta Ismaili, Afërdita Demaku, Violetë Kukaj-Retkoceri, Nystret Muqiqi, Merita Muqiqi, Albatrit Muqiqi, Jehona Sopi e Korab Shaqiri.

Indeksonline kishte raportuar po ashtu se ka arritur që ta sigurojë një listë me emrat e më shumë se 50 këngëtarëve të estradës që janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës, gjegjësisht nga Prokuroria dhe njësia për Krime Ekonomike. Sipas këtij raportimi, këta 50 këngëtarë asnjëherë nuk i kanë paguar tatim shtetit të Kosovës ose kanë bërë pagesa simbolike, e në këtë mënyrë të gjitha të hyrat që ata kanë marrë nga mbrëmjet muzikore i kanë shkaktuar dëme milionëshe buxhetit të Kosovës. Këto, dhe shumë raportime të tjera, rrallë ose fare janë komentuar, e aq më pak konfirmuar nga Prokuroria.

 

InDoks në këtë episod do të trajtoj historinë e vënies së estradës nën hetime. Dyshimet e fuqishme për shmangie tatimi. Rastet që atyre iu hapën me bujë e u shuan më vonë. Dhe konfirmimet zyrtare për hetime nga Prokuroria.

Marrë nga InsajderiInDoks

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni borxhe tatimore në kosovë këngëtarët me borxhe borxhe tatimore në kosovë këngëtarët me borxhe

Sondazh

Poll