Bota

Irani planifikon lëshimin e një sateliti mes tensionesh me SHBA

9 Shkurt 2020, 21:54 Nga DOSJA
Irani planifikon lëshimin e një sateliti mes tensionesh me SHBA

IRAN- Irani njoftoi se do të nisë një satelit në orbitë si pjesë e një programi të ri për të cilin Shtetet e Bashkuara thonë se është maskimi që Terani po i bën prodhimit të raketave balistike. Lajmi u njoftua nga një ministër iranian të dielën.

Televizioni shtetëror tha se Roja Revolucionare iraniane, që është përgjegjëse për programin e raketave, zbuloi gjatë një ceremonie dhe një raketë të re me rreze të shkurtër veprimi. Njoftimet vijnë në një kohë tensionesh të lartë me Shtetet e Bashkuara, që vranë më 3 janar komandantin ushtarak iranian Qassem Soleimani, falë një sulmi me dron në Bagdad. Irani u kundërpërgjigj me një sulm me raketa ndaj një baze ushtarake amerikane në Irak.

Ministri iranian i Informacionit dhe Teknologjisë së Komunikimit Mohammad Javad Azari-Jahromi tha se sateliti do të niset nga qendra hapësinore “Semnan” dhe se fotografia e parë që do të transmetojë do të jetë ajo e gjeneral Soleimanit.

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se teknologjia e raketave balistike me rreze të gjatë veprimi që përdoret për të vendosur satelitët në orbitë mund të përdoret gjithashtu për lëshimin e raketave me mbushje bërthamore. Teherani thotë se nuk po prodhon armë bërthamore dhe mohon që programi i saj hapësinor të jetë një maskim për këtë gjë. Qeveritarët klerikë të Iranit thonë se programi i raketave është vetëm për qëllimeve mbrojtëse.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota irani shba tensionet shba-iran irani shba tensionet shba-iran

Sondazh

Poll