Politike

"Takim, historik"/ Meloni: Forum të përbashkët për sipërmarrjen! Marrëdhëniet Shqipëri- Itali i kanë rrënjët shumë thellë

Duke folur në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, pas nënshkrimit të marrëveshjeve, Meloni e cilësoi këtë ditë historike. Më tej Meloni u shpreh se kanë lënë një tjetër takim, atë të vendosjes së krijimit të një forumi, që përfaqësojnë sistemin prodhues.

13 Nëntor 2025, 15:25 Nga E. D
"Takim, historik"/ Meloni: Forum të përbashkët për
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë i kanë rrënjët shumë thellë dhe shkojnë përtej interesave reciprokë. Duke folur në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, pas nënshkrimit të marrëveshjeve, Meloni e cilësoi këtë ditë historike. Më tej Meloni u shpreh se kanë lënë një tjetër takim, atë të vendosjes së krijimit të një forumi, që përfaqësojnë sistemin prodhues.

“Jam shumë e kënaqur jam e kënaqur që mikpres në Romë mikun tim Edi Rama, Ministra që erdhën këtu për herë të parë. Marrëdhëniet tona mund të them që mund të quhen historike, Jo vetëm për faktin se është hera e parë që takohen në një format të këtij lloji, por edhe për cilësinë e marrëveshjeve që u nënshkruan. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë i kanë rrënjët shumë thellë dhe shkojnë përtej interesave reciprokë. Kemi lënë një tjetër takim, atë të vendosjes së krijimit të një forumi, që përfaqësojnë sistemin prodhues”, tha Meloni./Dosja.al

giorgia meloni edi rama

Sondazh

Poll