Politike

"Veliaj i burgosur pa gjyq"/ Rama: Tirana ka nevojë për drejtim, jepini mundësinë të ushtrojë detyrën

Kryeministri ndër të tjera, u shpreh se Tirana ka nevojë për drejtim dhe theksoi se kryetari i Bashkisë është në pamundësi të ushtrojë detyrën.

12 Nëntor 2025, 16:59 Nga E. D
"Veliaj i burgosur pa gjyq"/ Rama: Tirana ka nevojë për
Edi Rama

TIRANË- Kreyministri Edi Rama u ndal edhe te vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që riktheu Erion Veliajn në krye të detyrës. Duke folur në një takim me banorët në Njësinë 5, Rama theksoi se Veliaj është në burg pa gjyq dhe sipas tij, ky është një paradoks i madh. Kryeministri ndër të tjera, u shpreh se Tirana ka nevojë për drejtim dhe theksoi se kryetari i Bashkisë është në pamundësi të ushtrojë detyrën.

“Kryetarin e Bashkisë së Tiranës e kemi në burg pa gjyq, jemi në një paradoks të madh. Kur kryetari u mor dhe u tërhoq nga zyra për tu futur në qeli si i paraburgosur gjë që ndodh vetëm për njerëzit shumë të rrezikshëm, e kam thënë që është disproporcionale. Çdo njeri në Shqipërinë dhe botën demokratike, deri kur gjykata e nxjerr fajtor është i pafajshëm. Nuk diskutohet që njeriun e merr,e  fut brenda dhe lëshohen hijena dhe kllounat e ciklit politik dhe mediatik, vjen njëherë dënimi publik më pas pjesa tjetër.

Duke parë që shkallët e gjyqit nuk e nxorën të kryejë detyrën, ne menduam që Tirana nuk ka arsye të paguaj për një kohë të gjatë. Ne menduam në respekt të plotë të ligjit, sepse ligji thotë dy gjëra të ndryshme, tjetër për deputetin dhe tjetër për të zgjedhurin.

Kushtetuesja doli me një vendim tjetër, nuk kam arsye të gjykojë që e kanë parë nga një këndvështrim i arsyeshëm por i kundërt me gjykimin tonë. Kanë thënë që kryetari i Bashkisë është në pamundësi të ushtrojë detyrën. Jepini mundësinë të ushtrojë detyrën, por deri atëherë ne jemi këtu dhe ju jeni këtu dhe të gjithë atyre në këtë qytet iu duhet që qyteti të punojë normalisht. Ne po e mbështesim bashkinë që të bëj më të mirën për buxhetin, ne menduam me Ogertën që të vazhdojmë të komunikojmë në këto dëgjesa në të gjithë territorin,“ tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll