Politike

Buxheti 2026! Rama: Do të ketë rritje pagash në sektorin privat e publik! Rritje për mësuesit, punonjësit e policisë…

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se do të letë rritje pagash për punonjësit e sektorit privat e publik, duke shtuar se nga rritja e pagave do të përfitojnë punonjësit e shëndetësisë, mësuesit dhe punonjësit e policisë.

12 Nëntor 2025, 16:56 Nga M.L
Buxheti 2026! Rama: Do të ketë rritje pagash në sektorin privat e
Foto ilustruese

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një dëgjesë për projektbuxhetin e vitit 2026, me banorë të Njësisë nr.5 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se do të letë rritje pagash për punonjësit e sektorit privat e publik, duke shtuar se nga rritja e pagave do të përfitojnë punonjësit e shëndetësisë, mësuesit dhe punonjësit e policisë. Më tej kreu i qeverisë shtoi se do të ketë edhe 50 euro plus për vjetërsinë në punë.

Edi Rama: Nuk mundet shteti që të gjurmojë nga mbrapa të gjithë punëdhënësit e Shqipërisë dhe të zbulojë se kush bën hile në tatimet, te sigurimet, duhet që ta denonconi. Ne e kemi vendosur në ligj që punonjësi që bën një denoncim të tillë është i paprekshëm nuk të heq dot njeri nga puna. E kemi për detyrë që ta garantojmë. Përtej pagës minimale, do të vazhdojnë edhe pagat e tjera.

Do vazhdojnë të rriten të gjitha pagat për punonjësit për punonjësit e shtetit. Rritja e pagës minimale, sjell rritje të pagave të tjera edhe në sektorin privat. Edhe kjo mund të jetë pak, por e sigurte. Nga rritja e pagave do të përfitojmë edhe punonjësit e shëndetësisë, mësuesit, punonjësit e policisë, që për hir të së vërtetës kanë pasur disa problematika që më në fund marrin zgjidhje të plotë, pasi do të përfitojnë edhe vjetërsinë që punë, që e kanë kërkuar prej kohësh. Vetë vjetërsia në punë përkthehet +50 euro në gradat e ulëta, pa folur për të tjerat./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll