Politike

Rama dëgjesë me banorët e Njësisë 5: Institut kombëtar për tumore! Buxhet të veçantë për barnat për kancerin

Rama theksoi ndër të tjera se qeveria do të përqendrojë vëmendjen tek mbulimi me barna të rimbursueshme për pacientët onkologjikë. 

12 Nëntor 2025, 16:50 Nga E. D

Rama dëgjesë me banorët e Njësisë 5: Institut

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në një takim me banorët në Njësinë 5, njoftoi ngritjen e një Instituti Kombëtar për Tumore dhe krijimin e një buxheti të veçantë për barnat kundër kancerit në vitin 2026. Kryeministri u shpreh se sfida e trajtimit të kësaj sëmundjeje është bërë urgjencë kombëtare dhe po përhapet me ritme të ngjashme me gripin. Rama theksoi ndër të tjera se qeveria do të përqendrojë vëmendjen tek mbulimi me barna të rimbursueshme për pacientët onkologjikë. 

"Dua të shtoj edhe diçka tjetër, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën kanceri ka filluar të behët si grip dhe realisht nuk ka javë, që unë të mos marr një mesazh nga dikush që papritur në shtëpi i shfaqet në trupin e një të afërmi kanceri. Ajo që është reale, që përtej të gjitha përmirësimeve dhe transformime që janë bërë, ne kemi një problem real, që sot është koha që nuk mundet më ta shtyjmë, problemi i barnave, i mbulimit me barna të rimbursueshme, të nevojshëm të pacientëve që kanë kancer, që janë barna që kushtojnë.

Njësoj siç ndodh në një familje që bie kjo sëmundje, të gjithë nuk kanë më mendjen askund tjetër, por tek detyrimi për t’i bërë ysmetin njeriut të afërt. Ne si qeveri, si shumicë qeverisëse, 83 mandate janë thirrje që çdo i sëmurë me kancer në Republikën e Shqipërisë të jetë njeriu i familjes jonë. Në buxhetin 2026, kemi një buxhet të veçantë për të sëmurët me kancer. Kemi vendosur që të ngremë institucion për tumorin, për trajtimin e kancerit. Kemi mundësinë që këtë projekt ta udhëheqë ministria e Shëndetësisë, sepse është onkologe. Kemi mundësinë edhe për ato avantazhe që na jep kohë dhe teknologjia," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll