Politike

Kërkoi vendin e Asim Vokshit, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

Naureda Llagami mori 8 vota dhe 1 votë nga votimi u cilësua si e pavlefshme pasi kishte dy shenja.

12 Nëntor 2025, 14:45 Nga I.A
Kërkoi vendin e Asim Vokshit, Gjykata Kushtetuese rrëzon
Naureda Llagami

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Naureda Llagamit ditën e sotme në lidhje me mandatin që mori Asim Vokshi për tu bërë gjykatës i Kushtetueses. Ky vendim i GJK-së i hap rrugën Asim Vokshit të konfirmohet si anëtar i Kushtetueses. 

Naureda Llagami mori 8 vota dhe 1 votë nga votimi u cilësua si e pavlefshme pasi kishte dy shenja. Llagami pretenton se vota e pavlefshme i është hequr asaj, në mënyrë që të mos zgjidhej si anëtare e Kushtetueses. 

Me këtë vendim të gjykatës, Asim Vokshi mbetet gjyqtari i zgjedhur për Gjykatën Kushtetuese. Vokshi mori 6 vota, ndërsa Llagami 8, por për shkak se nuk u arrit shumica prej 3/5, pra 9 vota, fitues u shpall Vokshi për shkak të pikëve më të larta të vlerësuara nga KED./Dosja.al

naureda llagami asim vokshi

Sondazh

Poll