Aktualitet

Mbeti i plagosur në vrasjen e Gilmando Danit, nis hetimi për punësimin e Muçi Shaljanit në AMP

Sheqeri është punësuar në muajin shtator në AMP, kur institucioni drejtohej nga Artiol Saliasi, pas dorëheqjes së Florjan Sulejmanit. 

12 Nëntor 2025, 10:32 Nga I.A
Mbeti i plagosur në vrasjen e Gilmando Danit, nis hetimi për
Muçi Shaljani

TIRANË- Hetimi për punësimin e Muçi Shaljanit në Agjensinë e Mbikqyrjes Policore ka nisur ditën e sotme. Sheqeri është punësuar në muajin shtator në AMP, kur institucioni drejtohej nga Artiol Saliasi, pas dorëheqjes së Florjan Sulejmanit. 

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

muçi shaljani gilmando dani

Sondazh

Poll