Bota

Cikloni Ciara mbërrin dhe në Francë, alarmohen autoritetet. Mbyllet përkohësisht Kulla Eifel

9 Shkurt 2020, 19:57 Nga DOSJA
Cikloni Ciara mbërrin dhe në Francë, alarmohen autoritetet.

FRANCË- Cikloni Ciara ka vënë në provë Evropën Veriore këtë fundjavë. Në orët e fundit, erërat e forta kanë arritur edhe në veri të Francës. Sipas informacioneve për shkak të motit të keq, është vendosur mbyllja e Kullës Eifel në Paris si një masë paraprake.

“Për shkak të erërave të forta dhe si masë sigurie, Kulla Eifel është mbyllur përkohësisht,” thuhet në profilin e Twitter të kompanisë që administron simbolin e monumentit të Parisit.

Në Francë, 42 departamente janë vendosur në alarm dhe qytetarëve u është kërkuar që të shmangë zonat me pyje, brigjet dhe daljet në det. Gjithashtu reshje të bollshme të pritshme në sektorin veri-lindor të Francës. Era do të mbetet e fortë edhe nesër, por do të jetë më pak e dhunshme se në këto orë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota cikloni ciara mbyllet kulla eifel cikloni ciara mbyllet kulla eifel

Sondazh

Poll

Bota 9 Shkurt 2020, 16:24

Gjermani/ Pak frikë nga virusi Korona

GJERMANI – Lufta kundër virusit të ri Korona, që ka shpërthyer në Kinë, aktualisht tërheq vëmendjen në të gjithë botën. Edhe në Gjermani, njerëzit janë infektua...