Bota

Mos kini frikë! Koronavirusi nuk përhapet nga kutitë e produkteve që porosisni online nga Kina

9 Shkurt 2020, 17:03 Nga DOSJA
Mos kini frikë! Koronavirusi nuk përhapet nga kutitë e produkteve

KINË– Koronavirusi në Kinë  po përhap çdo ditë e më shumë panik në mbarë botën, pasi numri i viktimave sa vjen e rritet.

Nga lajmet e publikuara se virusi mund të përhapet  shumë lehtë nga njeriu në njeri, si edhe me anë të objekteve që prekim, shumë njerëz kanë hezituar të bëjnë blerje online, pasi ekziston frika që nga produktet që inportohen nga Kina, mund të transmetohet virusi.

Pra, a mund të shpërndahet koronavirusi nga një pako? Përgjigja e thjeshtë: Ka shumë të ngjarë që jo.

Të dy agjencitë federale të shëndetit dhe ekspertët e sëmundjes infektive thonë se virusi nuk do të zgjasë shumë në paketat me postë dhe se ju keni shumë më shumë gjasa ta merrni  atë nga një person, sesa nga një pako e blerë online.

Kjo do të thotë që nëse virusi gjendet në një sipërfaqe, jetëgjatësia është ‘në intervalin e orëve’, sipas CDC.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 813 personave dhe ka prekur mbi 37 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e  gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ekspertët koronavirusi në kinë pakot online virusi ne kine ekspertët koronavirusi në kinë pakot online virusi ne kine

Sondazh

Poll

Bota 9 Shkurt 2020, 16:24

Gjermani/ Pak frikë nga virusi Korona

GJERMANI – Lufta kundër virusit të ri Korona, që ka shpërthyer në Kinë, aktualisht tërheq vëmendjen në të gjithë botën. Edhe në Gjermani, njerëzit janë infektua...