Bota

Vriten dy ushtarë amerikanë dhe një afgan nga sulmi në Nangarhar

9 Shkurt 2020, 15:50 Nga DOSJA
Vriten dy ushtarë amerikanë dhe një afgan nga sulmi në

AFGANISTAN– Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit, në një deklaratë të ditës së sotme tha se sulmuesi hapi zjarr ndaj anëtarëve të Ushtrisë Kombëtare Afgane dhe forcave amerikane, duke vrarë një ushtar afgan dhe duke plagosur tre të tjerë së bashku me ushtarët amerikanë.

Nga sulmi i së shtunës mbetën të vdekur gjashtë anëtarë të shërbimit amerikan dhe tre ushtarë afganë.

“Raportet aktuale tregojnë se një individ në një uniformë afgane hapi zjarr ndaj forcave të kombinuara amerikane dhe afgane me një mitraloz,”-tha koloneli Sonny Leggett në deklaratë.

“Ne ende po mbledhim informacione dhe shkaku i sulmit është ende i panjohur në këtë kohë,”– shtoi ai.

Talibanët nuk kanë marrë përgjegjësi për sulmin dhe zyrtarët e lartë po hetonin nëse ishte një sulm i brendshëm, ku shpesh janë njohur si sulme “jeshile-blu” që kanë qenë një tipar i rregullt i konfliktit afgan.

Ministria ka ngritur një ekip hetimi të drejtuar nga shefi i shtabit për të hetuar sulmin.

“Sulmet e tilla si kjo nga kundërshtarët tanë nuk do të ndikojnë negativisht në miqësinë dhe frymën e bashkëpunimit midis Forcave të Sigurisë Kombëtare Afgane dhe ushtrisë amerikane,” tha ministria.

Sohrab Qaderi, një anëtar i këshillit të zonës në Nangarhar, tha se sulmuesi u vra në mes të sulmeve.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 3 viktima 3 viktima

Sondazh

Poll