Bota

Bishti goditi pistën, avioni “Utair 737” bën ulje emergjente në Rusinë veriperëndimore (VD)

9 Shkurt 2020, 16:13 Nga DOSJA
Bishti goditi pistën, avioni “Utair 737” bën ulje

RUSI– “Mallkimi” i avionëve mesa duket po përndjek qytetarët kudo në botë. Së fundmi një avion civil i kompanisë ruse “Utair” është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Usink.

Kjo ulje ishte e nevojshme pasi bishti i avioni ishte përplasur me pistën në momentin e ngritjes.

Në bazë të raportimeve që kanë bërë mediat e huaja është mësuar se shkak i uljes është bërë  problemi gjatë uljes me rrotat e Boeing, ku brenda avionit ishin 94 pasagjerë, mes tyre edhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Edhe pse pasagjerët u panikosën shumë, sepse nuk ndienin aspak siguri, për  fatin e mirë nuk  pati asnjë të lënduar.

Kujtojmë që prej ditëve të para të këtij viti, në mbarë botën janë shënuar disa aksidente me avion që kanë pasur një fund tragjik. Duke nisur nga rrëzimi i avionit ukrainas Boeing 737 në Iran, vdekja fatale e Kobe Bryant, rrëshqitja e avionit në pistën e avionit në Stamboll.

Burimi: ruaviation

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota avioni ben ulje emergjnte avioni rus avioni ben ulje emergjnte avioni rus

Sondazh

Poll