Bota

Zgjidhet delegacioni i Kroacisë, do dorëzojë ndihmat për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri

9 Shkurt 2020, 15:30 Nga DOSJA
Zgjidhet delegacioni i Kroacisë, do dorëzojë ndihmat për

KROACI- Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, deputetja e Parlamentit Kroat, Ermina Lekaj Perljaskaj së bashku me stafin Ambasadës së Shqipërisë në Kroaci në krye me ambasadorin Riza Poda zhvilloi takimin rreth ndihmës në Shqipëri, me prezentues të Këshillave dhe Shoqatave së Pakicës Kombëtare Shqiptare të Kroacisë.

Në takim ishte prezent edhe Don Kristi Misionari Misionit Katolik Shqiptar në Kroaci i cili prezentoj sa ka mbledhur ndihmën dhe para për Shqipërinë. Biseda është kushtuar dorëzimit të ndihmës së mbledhur në Kroaci nga organizata kroate dhe shqiptare si dhe shoqata të ndyshme të shqiptarëve dhe individëve pas tërmetit shkatërruese në Shqipëri.

Pjesëmarrësit e takimit prezantuan ndihmën përmes rrjeteve institucionale dhe zyrtare, në bashkëpunim me Ambasadorin e Shqipërisë në Republikën e Kroacisë. Në fund takimit u zgjedh një delegacion nga Këshillët dhe Shoqatat Shqiptare në Kroaci të cilit do udhtojnë dhe dorëzojnë ndihmën në Shqiperi më daten 02-05 Mars 2020.

Po ashtu, në koordinim me përfaqësuesit, u vendos që të ketë një përfaqësues nga secili qark dhe shoqatat.  Shuma e parave të mbledhura nga përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Kroaci është 181.490.00 HRK (monedha vendase), dhe përmes një llogarie të hapur dhurimi ndihmes është 90,765.87 HRK. Në fund deputetja Ermira Lekaj Perlaskaj falënderoj edhe një herë të gjithë qytetarët e Kroacisë që kanë kontribuar për pasojat e tërmeteve të fundit shkatërruese që goditën Shqipërinë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ermina lekaj perljaskaj kroacia mbledh ndihma per shqiperine ndihmat per termetin tragjedia e 26 nentorit 2019 ermina lekaj perljaskaj kroacia mbledh ndihma per shqiperine ndihmat per termetin tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll