Bota

Thaçi: Njohjen reciproke me Serbinë e realizon vetëm dyshja e SHBA, Donald Trump dhe Richard Grenell

9 Shkurt 2020, 18:27 Nga DOSJA
Thaçi: Njohjen reciproke me Serbinë e realizon vetëm dyshja e

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një reagim në profilin e tij në Facebook është shprehur i sigurt dhe duke besuar fort në udhëheqjen e dy personave kyç në procesin e dialogut me Serbinë. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, sipas tij do të përmbyllet me njohje reciproke vetëm nëse udhëhiqet nga dyshja e SHBA, Presidenti Donald Trump dhe ambasadori Richard Grenell.

“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke”, thotë Thaçi

Më tej në ragimin e tij, Presidenti i Kosovës shkruan se “nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell jam besimplotë se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës”.

Presidenti i Kosoves këtë reagim e ka bërë edhe si kundërpergjigje ndaj kreut të sapozgjedhur të ekzekutivit Albin Kurti, i cili ka kërkuar që qeveria e tij të ketë rol kryesor në dialog.

(R.G. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti dialogu kosove-serbi donald trump hashim thaci richard grenell albin kurti dialogu kosove-serbi donald trump hashim thaci richard grenell

Sondazh

Poll

Bota 9 Shkurt 2020, 16:24

Gjermani/ Pak frikë nga virusi Korona

GJERMANI – Lufta kundër virusit të ri Korona, që ka shpërthyer në Kinë, aktualisht tërheq vëmendjen në të gjithë botën. Edhe në Gjermani, njerëzit janë infektua...