Politike

Abuzimi me fondet e IPARD/ Kapri: A do të kemi në 2026 IPARD3? Sipropali: Po presim raportin e SPAK dhe BE-së

Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, Kapri e pyeti nëse për vitin 2026 Shqipëria do mund të ketë fonde të IPARD3.

10 Nëntor 2025, 18:52 Nga E.d
Abuzimi me fondet e IPARD/ Kapri: A do të kemi në 2026 IPARD3?
Erald Kapri

TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i ka drejtuar disa pyetje ministres Elisa Spiropali. Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, Kapri e pyeti nëse për vitin 2026 Shqipëria do mund të ketë fonde të IPARD3. Në lidhje me këtë, Kapri shtoi edhe faktin se fondet u ndërprenë nga BE, në kuadër të hetimeve për abuzim nga autoritetet shqiptare. 

Erald Kapri: IPARD3,112 mln euro, është bllokuar nga BE me kushtin që pa dhënë garanci për fondet e Ipard2, konkretisht shefi i OLAF ka folur për 33 mln euro abuzime, nuk do të disbursohen 112 mln euro. Ju si ministre përgjegjëse, sa jeni marrë me këtë çështje dhe çfarë garancish kemi që në 2026 ta kemi ipard3, sepse nuk e kemi në projekt-buxhet ? 

Lidhur me pyetjen, ministrja e Jashtme Spiropali iu përgjigj duke thënë se BE dhe SPAK po hetojnë mbi këtë çështje dhe se po priten raportet e tyre, për të dhënë një përgjigjie përfundimtare.

Elisa Spiropali: Ajo që dihet me siguri është se me shumë gjasë më 17 nëntor, Shqipëria do të çelë grupkapitullin e fundit, atë të burimeve bujqësisë dhe kohezonit. Nga komisioni Evropian gjykohet se në këtë fushë Shqipëria është gati. Shqetësimi është adresuar edhe me auditim të brendshëm dhe nga BE, dhe nga strukturat ligjzbatuese të tyre. Presim prej tyre përgjigjet për këtë çështje. Pra auditim nga BE dhe strukturat e tjera, të ministrisë, të BE, të SPAK-ut, dhe të audituesëve europianë. Do kemi një raport përfundimtar./Dosja.al

erald kapri elisa spiropali fonde

Sondazh

Poll