Politike

U sulmua pasi u zgjodh anëtar i GJK/ Lala i del në mbrojtje Asim Vokshit: Po i ben nder Kushtetueses

Me anë të një postimi në Facebook, Lala ka kujtuar një episod të ndodhur më parë, ku një magjistrat i ri nuk u emërua nga KLGJ, që drejtoheh në atë kohë nga Naureda Llagami, për shkak se e bënë agjent rus pa fakte. 

10 Nëntor 2025, 18:11 Nga E. D
U sulmua pasi u zgjodh anëtar i GJK/ Lala i del në mbrojtje Asim
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala i ka dalë në mbrojtje magjistratit Asim Vokshi, i cili u sulmua, pasi u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Me anë të një postimi në Facebook, Lala ka kujtuar një episod të ndodhur më parë, ku një magjistrat i ri nuk u emërua nga KLGJ, që drejtohej në atë kohë nga Naureda Llagami, për shkak se e bënë agjent pa fakte. 

Lala ndër të tjera thekson në postimin e saj se Asim Vokshi është në ndër magjistratët që po i bën nder Gjykatës Kushtetuese. 

Postimi i Klodiana Lalës: 

Nje magjistrat i ri (A.K) nuk u emerua nga KLGJ e Naureda Llagamit se e bene agjent me ca letra qe su hapen kurre. Tani qe Asim Vokshi u emerua ne Gjykate Kushtetuese pasi u rendit i pari nga KED duke lene pa karrige Naureden e bene "agjent" me letra.

Atehere e bejme keshtu: Nauredes i themi je agjente e ruseve (meqe eshte dhe bjonde)! Meqe jane barazim Asim Vokshi i ben nder Kushtetueses!/Dosja.al

klodiana lala

Sondazh

Poll