Politike

"Bojkoti s’është opsion"/ Berisha i prerë: Do të përdorim të gjitha mjetet që Kuvendi të zbatojë rregulloren

Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se PD do të bëj çdo përpjekjet të domosdoshme për rikthimin e parlamentit dhe funksionimin e tij, mbi baza të Kushtetutës dhe ligjeve.

10 Nëntor 2025, 16:56 Nga E.d
"Bojkoti s’është opsion"/ Berisha i prerë: Do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se PD do të përdor të gjitha mjetet që Kuvendi të zbatojë rregulloren. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se PD do të bëj çdo përpjekjet të domosdoshme për rikthimin e parlamentit dhe funksionimin e tij, mbi baza të Kushtetutës dhe ligjeve.

Berisha tha se për opozitën bojkoti nuk është opsion. Lideri i demokratëvë tha se vendimi i PD-së është i prerë dhe se  parlamenti është një instrument opresiv ndaj opozitës.

Pyetje: Si do e bëni këtë ?
Sali Berisha: Të gjitha format e domosdoshme për rikthimin e parlamentit, funksionimin e tij mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të vetë parlamentit.

Pyetje: Bojkoti ishte vetëm për sot, do ketë deputetë nesër në komisione.
Sali Berisha: Ndonjë surprizë. Ju shkoni nesër në komisione dhe shifni. Edhe pasnesër.

Pyetje: A pati vendim, do shkoni apo jo në Komisione ?
Sali Berisha: Vendimi është i prerë, do të bëhet çdo përpjekjet e domosdoshme për rikthimin e parlamentit dhe funksionimin e tij, mbi baza të Kushtetutës dhe ligjeve. Pra, nëse sot për sot, parlamenti funksionon i tëri jashtë përcaktimeve të Kushtetutës dhe rregullores së parlamentit. Sot për sot, parlamenti është një instrument opresiv ndaj opozitës. Sot për sot parlamenti është një instrument opresiv ndaj qytetarëve shqiptarë, nuk shpreh më, nuk merret me të drejtat e qytetarëve shqiptarë, me interesat e tyre, dhe siç keni parë ju, pas 10 seancash është bllokuar debati në 9 seanca dhe është lejuar në vetëm në 1 seancë. Ndërkohë deputetët tanë kanë qenë në çdo mbledhje të Komisioneve parlamentare. Kanë shqyrtuar ligje dhe vendime me seriozitetin më të madh.

Pyetje: Si do të arrini këtë, cili është plani juaj ?
Sali Berisha: Absolutisht do të përdorim të gjitha mjetet, gjersa parlamenti të funksionojë.

Pyetje: A i keni përdorur dhe më parë këto mjete ?
Sali Berisha: Edhe po edhe jo...

Pyetje: Nesër do shkojnë deputetët në Komisionet parlamentare.
Sali Berisha: Bojkoti nuk është opsion. Ne e kemi të ndaluar bojkotin./Dosja.al

 

 

sali berisha pd kuvend

Sondazh

Poll