Politike

"Me këtë qeveri s’bën dot zgjedhje"/ Humbja e 5 Bashkive, Berisha: Farsa është farsë, manovra është manovër

Gjatë një deklarate për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha u shpreh këto zgjedhje faktuan se Shqipëria është në farsë elektorale dhe një diktaturë totalitare.

10 Nëntor 2025, 17:05 Nga E.d
"Me këtë qeveri s’bën dot zgjedhje"/ Humbja e 5
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha  ka folur për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Gjatë një deklarate për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha u shpreh këto zgjedhje faktuan se Shqipëria është në farsë elektorale dhe një diktaturë totalitare.

Kreyedemokrati falenderoi kandidatët e pavarur për guximin e treguar, ndërsa tha se në "farsë" nuk ka zgjedhje. Në fund, lideri i opozitës tha se me këtë qeveri s’bën dot zgjedhje. 

"Falenderoj përzemërsisht kandidatët e pavarur për guximin e treguar dhe kjo faktoi se Shqipëria është në farsë elektorale, diktaturë totalitare dhe Shqipëria po njihet e tillë. Qytetarët dhe të gjithë e panë, ishte vetëm farsë elektorale. Ne nuk ishim në zgjedhje, në ishim në mbështetje të tyre, dhe ky nuk ishte bojkot nga ana jonë, jo. Ne bëmë thirrje për qytetarët që të votonin dhe mbështetëm kandidatët e pavarur. Ishin disa veprime të studiuara mirë se kjo qeveri zgjedhje nuk bën dhe kjo e provoi. Unë mendoj se farsa duhet luftuar, se në farsë nuk ka zgjedhje”, tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd zgjedhje

Sondazh

Poll