Politike

SPAK fletëthirrje për 21 Janarin? Përgjigjet Berisha: Nuk kam marrë asnjë fletëthirrje! Jam i hapur të hetohet kjo ngjarje...

Gjatë një deklarate për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha u shpreh se është i hapur të hetohet kjo ngjarje, ndërsa shtoi se ka kërkuar prokuror ndërkombëtar për hetimin e saj.

10 Nëntor 2025, 17:02 Nga E.d
SPAK fletëthirrje për 21 Janarin? Përgjigjet Berisha: Nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk ka marrë asnjë fletëthirrje nga SPAK, për çështjen e 21 Janarit. Gjatë një deklarate për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha u shpreh se është i hapur të hetohet kjo ngjarje, ndërsa shtoi se ka kërkuar prokuror ndërkombëtar për hetimin e saj.

Kryedemokrati tha se nga 2013 deri më sot, Kryeministri Edi Rama që ka penguar hetimin e saj.

Berisha: Fletëthirrje për 21 janarin, Berisha: Mua nuk më ka ardhur gjë. Njeriu që ka bllokuar hetimin është Edi Rama.

Pyetje: Ka një fletë thirrje për ju nga SPAK për ju, për tu paraqitur të premten për 21 janarin. Do të shkoni ?
Sali Berisha: Personalisht nuk kam marrë asnjë fletë thirrje, për faktin e thjeshtë se Alfred Greca, para se të ma dërgojë mua, ua çon gazetarëve.Unë nuk kam asnjë problem.

Pyetje: Do të shkoni.

Sali Berisha: Unë jam njeriu që kam kërkuar më shumë se kushdo tjetër hetimin e atyre ngjarjeve tragjike. Kam kërkuar prokuror ndërkombëtar për hetimin e tyre. Nga viti 2013 e gjer sot, që prokurorinë e ka në dorë Edi Rama, është vetëm ai që ka penguar hetimi. Ai dhe vetëm ai. Sali Berisha ka kërkuar prokuror ndërkombëtar, ka kërkuar hetim. Ka fatmirësisht, deklaratat e qeverisë së SHBA-së, ku z. Steinberg që ishte asistent i sekretarit të shtetit dhe Thomas Countryman që kërkuan hetimin nga polici tek organizatori. Organizator janë me dokumente se kush është. Pra unë shkoj dhe e kam thënë, në çdo thirrje, se kjo është normale. Por jam thellësisht i hetuar, që të hetohet e plotë kjo ngjarje./Dosja.al

sali berisha pd spak

Sondazh

Poll