Politike

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Vlorës/ Bajram Begaj dekreton Ermal Dredhën si Ambasador i Zvicrës dhe Principatës së Lihtenshteinit

Dredha dha dorëheqjen në shtator nga posti i kryebashkiakut të Vlorës, pas disa përplasjeve me kryeministrin Edi Rama për mbarëvajtjen e punëve në qytet. Dredha gjithashtu ka qëndruar si Kryetar i Bashkisë për më shumë se dy vjet.

10 Nëntor 2025, 16:42 Nga E. D
Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Vlorës/ Bajram Begaj dekreton Ermal
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti, Bajram Begaj, ka dekretuar sot emërimin e ish-kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredhës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, me seli në Bernë, si dhe Ambasador jo rezident në Principatën e Lihtenshteinit.

“Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Dredha dha dorëheqjen në shtator nga posti i kryebashkiakut të Vlorës, pas disa përplasjeve me kryeministrin Edi Rama për mbarëvajtjen e punëve në qytet. Dredha gjithashtu ka qëndruar si Kryetar i Bashkisë për më shumë se dy vjet. Teksa ishte në detyrë si kryebashkiak, Dredha ka qenë pre e kritikave te vazhdueshme nga kryeministri Edi Rama.

Kritikat e Ramës ndaj Dredhës ishin si në mbledhjet private pa mediat, por edhe në daljet publike të Kryeministrit. Dredha u kritikua edhe për mbetjet dhe për mungesën e punës nga ana e drejtorëve te bashkisë Vlorë. Rama shkoi aq shumë me kritika ndaj Dredhës, sa në një mbledhje me drejtorët e Bashkisë Vlorë, e quajti kryebashkiakun si 'Dritan Lela 2.0'./Dosja.al

bajram begaj

Sondazh

Poll