Politike

"Rraca e këtyre"! PD kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi, Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën

PD në kërkesë shprehen se Balla ofendoi dhe përdori gjuhë kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.

10 Nëntor 2025, 14:50 Nga E. D
"Rraca e këtyre"! PD kërkoi përjashtimin e Taulant
Taulant Balla

TIRANË- Sekretariati i Etikës ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi. PD në kërkesë shprehen se Balla ofendoi dhe përdori gjuhë kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.

Por, në argument thuhet se që të zbatohet neni 65/1 për përjashtim duhet që të jenë dhënë masa të tjera nga kryetari i Kuvendit. Socialistët gjithashtu argumentojnë se Taulant Balla ka kërkuar falje publike gjatë seancës plenare.

Në kërkesën e firmosur nga drejtuesit e grupit opozitar, PD argumentoi se në seancën plenare të 6 nëntorit, kryetari i grupit parlamentar të PS-së ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës. PD theksom se Balla ka përdorur shprehje si ‘lehni’, ‘rraca e këtyre’, ‘ta tregoj unë ty’, ‘gënjeshtar’, etj.” /Dosja.al

pd taulant balla kuvendi

Sondazh

Poll