Politike

A do të përdoret Inteligjenca Artificiale në zgjedhjet e 2027? Celibashi: E përdorëm në numërimin e votave, por nuk ka arsye të...

Gjatë një konference për mediat, Celibashi theksoi se teknologjia e avancuar mund të ndihmojë në menaxhimin dhe vlerësimin e votave, por nënvizoi se prania e komisionerëve mbetet e domosdoshme, pasi inteligjenca artificiale nuk mund të funksionojë në mënyrë të pavarur gjatë procesit të numërimit.

10 Nëntor 2025, 13:34 Nga M.L
A do të përdoret Inteligjenca Artificiale në zgjedhjet e 2027?
Celibashi

TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u shpreh sot se në zgjedhjet vendore të vitit 2027 mund të shqyrtohet mundësia e përdorimit të inteligjencës artificiale në procesin zgjedhor. Gjatë një konference për mediat, Celibashi theksoi se teknologjia e avancuar mund të ndihmojë në menaxhimin dhe vlerësimin e votave, por nënvizoi se prania e komisionerëve mbetet e domosdoshme, pasi inteligjenca artificiale nuk mund të funksionojë në mënyrë të pavarur gjatë procesit të numërimit.

Pyetje: Përdorimi i AI në zgjedhjet në Tepelenë, a e shihni të mundshme që AI (Inteligjenca Artificiale) të aplikohet në zgjedhjet e 2027?

Ilirjan CelibashiNdoshta për të gjithë duhet të sqarojmë që AI në zgjedhje mund të përdoret për shumë aspekte, e përdorëm për numërimin. Përdorimi i AI nuk shmang komisionerë ose anëtarë të tjera, duhet dikush që t’i shfaqë tek kamera, më pas analizohen në një program të bërë me AI. Për vlerësimin tonë do të ishte e udhës të përdorej në të ardhmen, gjithmonë nëse ne përdorim këtë mënyrë numërimi.

Nëse përdorim pajisje, ajo e kryen vetë procesin. Për sa kohë AI po përdoret në shumë aspekte të jetës, nuk ka arsye pse në procese zgjedhore të përdoret në tërësi, por se në çfarë fushe mbetet për t’u diskutuar. E bëmë jo duke parë të tjerët, por e ka sjellë zhvillimi global dhe teknologjik për ta përdorur këtë risi. Nuk ka asnjë arsye pse ta kishim droje.

ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme ne 5 bashki rezultatet e zgjedhjeve inteligjenca arifciale

Sondazh

Poll