Politike

"Do u japim përgjigjen që meritojnë", Berisha: Nuk do pajtohemi me dhunimin e të drejtave të opozitës në parlament

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit paralmentar të PD-së, Berisha e cilësoi kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla si "njeriun më të keqpërdorur" në Shqipëri.

10 Nëntor 2025, 13:53 Nga E.d
"Do u japim përgjigjen që meritojnë", Berisha: Nuk do
Foto ilustruse

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se PD nuk pajtohet me dhunimin e të drejtave, që i është bërë në parlament. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit paralmentar të PD-së, Berisha e cilësoi kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla si "njeriun më të keqpërdorur" në Shqipëri.

"Natyrisht, me të drejtat e opozitës, ne nuk mund të pajtohemi kurrë me këtë dhunim që u bëhet. Prandaj, mendoj që sot të diskutojmë për një përgjigje të merituar. Nuk duan parlament ata, por ne nuk bëhemi kurrë vegla të tyre. Ne lamë çdo gjë, shkojmë në parlament. Ju shkoni çdo ditë në komisione, dhe shkojmë aty, dhe ai e mbyll dyqanin aty. Merr mesazhin, mbylle i thotë Edi Rama, e mbyll ai. Nuk është e Taulantit ajo, Taulanti është vetëm përcjellës. Se Taulanti është njeriu më i keqpërdorur në Shqipëri. Por ky është kapitull tjetër. Është Edi Rama ai që i bën të gjitha këto." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd taulant balla

Sondazh

Poll