Politike

Kosova shpalli rezultatin zgjedhor e balotazhit brenda pak orësh, Celibashi: Për aq kohë sa nuk kemi ligj të ri elektoral, ky është përfundimi

Në një deklaratë për mediat kryekomisioneri Ilirjan Celibashi theksoi se problemi qëndron te procedurat ligjore dhe mënyra e numërimit të votave.

10 Nëntor 2025, 13:54 Nga M.L
Kosova shpalli rezultatin zgjedhor e balotazhit brenda pak orësh,
Celibashi

TIRANA- Procesi zgjedhor në Shqipëri dhe Kosovë u zhvillua paralelisht ditën e djeshme, por ndryshe nga Kosova që arriti të publikojë rezultatet përfundimtare në kohë rekord për 18 komuna, në Shqipëri numërimi për 5 bashkitë në vendin tonë u vonua në krahasim me shtetin fqinj. Në një deklaratë për mediat kryekomisioneri Ilirjan Celibashi theksoi se problemi qëndron te procedurat ligjore dhe mënyra e numërimit të votave.

Sipas tij, për sa kohë që procesi i numërimit, vendndodhja e qendrave të numërimit dhe përdorimi i pajisjeve elektronike mbeten të pandryshuara, vonesat janë të pashmangshme. Celibashi theksoi se përgjegjësia për këtë çështje i takon Kuvendit dhe bëri apel që ligjvënësit të përfundojnë reformën zgjedhore brenda vitit 2026, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të mos përballen me të njëjtin problem të përsëritur.

“Nëse nuk ndryshojmë këtë mënyrë të numërimit dhe vlerësimit të fletëve, të gjithë këtë protokoll. Këtë situatë do të kemi. Ne reuzltain do ta kemi të nesërmen apo pas 2-3 ditësh. Ose duhet të kthejmë numërimin në QV ose duhet të dakordësohemi për përdorimin e  pajisjeve elektronike. Ose do të ngeli kjo mënyrë do të gjejmë zgjidhje të tjera. Sot rezulton që nuk na prodhon dobi. Harxhojmë kohë para, procesi nuk ka duket i sigurtë. Kjo çështje është e parive politike dhe të Kuvendit. I kemi përcjellë propozimet tona. Ngelet në dorë të tyre për ta vlerësuar. Kjo mënyrë pak justifikon qëllimet që në fund të fundit ekzistojnë në rastin e numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit.

Janë shumë aspekte që në reformën e ardhshme zgjedhore të shikohen. Brenda 2026 do të ishte mirë që të kishte ligj të ri zgjedhor. Nëse jonë zgjedhjet e ardhshme do të kemi po të njëjtën situatë”, tha Celibashi.

ilirjan celibashi kqz zgjedhjet ne kosove komunat ne balotazh zgjedhjet e pjesshme ne 5 bashki

Sondazh

Poll