Politike

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Celibashi: Në Tepelenë do të bëhet vlerësimi i rezultatit edhe nëpërmjet AI! Numërimi do të nisë në 22:00, presim të përfundojë…

Në një deklaratë për mediat, Celibashi u shpreh se procesi i numërimit do të nis rreth orës 22:00 dhe do të përfundojë mesditën e së hënës.

9 Nëntor 2025, 19:08 Nga E.d

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Celibashi: Në Tepelenë do të

 Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi

TIRANË- Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi ka deklaruar se në qytetin e Tepelenës do të bëhet vlerësimi i rezultatit edhe nëpërmjet inteligjencën artificiale. Në një deklaratë për mediat, Celibashi u shpreh se procesi i numërimit do të nis rreth orës 22:00 dhe do të përfundojë mesditën e së hënës. 

Kreu i KQZ tha se procesi i identifikimit është kryer 100% përmes pajisjes së identifikimit. Në fund, Celibashi tha se numërimi dhe të dhënat do të transmetohen në kohë reale në faqen e internetit të KQZ.

“Nuk kemi evidentuar problematika që mund të cënojnë procesin. Procesi i identifikimit është kryer 100% përmes pajisjes së identifikimit. Ka nisur dorëzimi i bazës materiale dhe kutive të votimit në qendrat e numërimit.

Numërimi dhe të dhënat do të transmetohen në kohë reale në faqen e internetit të KQZ. Për bashkinë e Tepelenës, krahas numërimit manual, do të bëhet vlerësimi i fletëve dhe nëpërmjet inteligjencës artificiale dhe të dhënat e numërimit duke përdorur inteligjencën artificiale. Rreth orës 22:00 do nisë procesi i numërimit dhe shpresojmë që të përfundojë mesditën e së hënës”, tha Celibashi./Dosja.al

ilirian celibashi kqz 5 bashki

Sondazh

Poll