Politike

Mbyllja e procesti zgjedhor! Celibashi: Procesi pa problematika, para mesditës së nesërme mund të përfundojë procesi i numërimit

Kryekomisioneri i KQZ-së, Celibashi deklaroi procesi i numërimit mund të përfundojë para mesditës së nesërme.

9 Nëntor 2025, 19:00 Nga E.d
Mbyllja e procesti zgjedhor! Celibashi: Procesi pa problematika, para
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka lajmëruar mbylljen e procesit zgjedhor. Në një deklaratë për mediat Celibashki u shpreh se procesi i votimit nuk ka pasur problematika. 

Kryekomisioneri i KQZ-së, Celibashi deklaroi procesi i numërimit mund të përfundojë para mesditës së nesërme. Në fund ai tha se të dhënat e numërimit duke përdorur AI do të paqsyrohen në faqen e KQZ.

“Procesi i identifikimi është kryer 100 % nëpërmjet pajisjes elektronike të identifikimit, ka nisur procesi i dorëzimit të përgatitjes të bazës materiale, disa janë në procesi drejt vendeve të numërimit dhe shumë shpejt do të nisë procesi i numërimi. Krahas procesi të numërimit manual do të bëhet vlerësimi i fletëve të votimit edhe nëpërmjet AI. Të dhënat e numërimit duke përdorur AI do të paqsyrohen në faqen e KQZ”, tha Celibashi./Dosja.al

ilirjan celibashi kqz zgjedhje

Sondazh

Poll