Politike

"NUK duhet të mungojë askush!" Grupi parlamentar i PD bojkton punimet e së hënës në Kuvend: Nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare

Vendimi është marrë në orët e fundit dhe u komunikuar përmes një mesazhi nga kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, i cili u ka dërguar udhëzime deputetëve të PD-së.

9 Nëntor 2025, 19:01 Nga M.L
"NUK duhet të mungojë askush!" Grupi parlamentar i PD
Selia Blu

TIRANËGrupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që të mos marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare që do të zhvillohen ditën e hënë. Vendimi është marrë në orët e fundit dhe u komunikuar përmes një mesazhi nga kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, i cili u ka dërguar udhëzime deputetëve të PD-së.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM:

1. Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush!
2. Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohëshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në senacën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.

Ju falenderoj shumë! Shihemi nesër në mbledhje!

Kryetari
Gazment Bardhi

gazment bardhi

Sondazh

Poll