Politike

“Beratasit e dinë se kë do të zgjedhin”/ Ervin Demo para gazetarëve: Kandidati që do të fitojë, do të ketë mbështetjen time si ministër

Ndër të tjera, Demo tha se ai që do të drejtojë bashkinë e Beratit, do të vazhdojë edhe projektet e nisura dhe do të ketë mbështetjen e tij si ministër.

9 Nëntor 2025, 10:54 Nga E. D
“Beratasit e dinë se kë do të zgjedhin”/ Ervin Demo
Ervin Demo

BERAT- Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo u ka bërë thirrje qytetareve të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Duke folur për mediat, Demo tha se qytetarët e kanë shumë të qartë se kë do të votojnë dhe së kush është zgjidhja. Ndër të tjera, Demo tha se ai që do të drejtojë bashkinë e Beratit, do të vazhdojë edhe projektet e nisura dhe do të ketë mbështetjen e tij si ministër.

"Qytetarët e Beratit e kanë shumë të qartë se kush do të jetë zgjedhja dhe zgjidhja. Beratasit e dinë se kë do të zgjedhin. Pavarësisht se në Berat është bërë një transformim i jashtëzakonshëm, padyshim që ne kemi dhe shumë sfida. Ai që do të zgjidhet do i çojë para këto projekte dhe do të ketë mbështetjen time. Ka disa projekte shumë të bukura gjatë vitit 2026 për Bashkinë e Beratit.

Këto janë zgjedhje të pjesshme, afatet kanë qenë më të ngushta, në të pesta bashkie PS ka marrë angazhimin maksimal…Ne kemi nevoja për te bere investime te metejshme. Ai qe do te drejtoje bashkinë e Beratit, do te vazhdoje edhe projektet e nisura dhe do te ketë mbështetjen time si ministër. Kandidati i Partisë Socialiste është pritur shume mire nga qytetaret dhe besoj fort qe ajo qe do te ndodhi nesër është ri konfirmimi i drejtimit te bashkisë nga kandidati jone," Ervin Demo./Dosja.al

ervin demo

Sondazh

Poll