Politike

"Dilni të gjithë në votime"/ Zgjedhjet në Mat, voton kandidati i PS-së Altin Bojni: Sot është dita e fjalës së qytetarëve

Bojni u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të gjithë të votojnë dhe theksoi se sot është dita e fjalës së qytetarëve. 

9 Nëntor 2025, 09:15 Nga E. D
"Dilni të gjithë në votime"/ Zgjedhjet në Mat,
Altin Bojni

MAT- Kandidati i Partisë Socialiste, Altin Bojni ka ushtruar të drejtën e tij të votës në bashkinë e Matit në qendrën 9030 “Lagja e Re". Bojni u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të gjithë të votojnë dhe theksoi se sot është dita e fjalës së qytetarëve. 

“Sot është një ditë e rëndësishme. Është dita e fjalës së qytetarëve. Ju ftoj të dilni të gjithë në votime me qetësi dhe me dinjitet”, tha Bojni.

Mati shkoi në zgjedhje, pasi kryetari Agron Malaj dha dorëheqjen për tu bërë deputetë. Altin Bojni, kandidati i PS që jetë përballë Suzana Pashës, e cila është kandidate e pavarur dhe Eduart Brahilikës i mbështetur nga PD./Dosja.al

altin bojni

Sondazh

Poll